Si çdo vit edhe në fillim të 2020 është përpiluar lista me pasaportat më të vlefshme të botës. Sipas Henley Passport Index, për dekadën e re, pasapota më miqësore që pranohet nga 191 shtete të botës pa viza, është e Japonisë, informon foldrejt.com.
Për të mos përfunduar këtu, një shtet tjetër aziatik është në vendin e dytë – Singapuri, me 190 shtete. Në vendin e tretë bëjnë pjesë Gjermnia dhe Korea e Jugut me 189 shtete.
Më pas vijnë Finlanda dhe Spanja (vendi i katërt), ndjekur nga Luksemburgu dhe Danimarka (vendi i pestë) dhe Suedia e Franca në vendin e gjashtë.
Sa u takon vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione. Të gjitha vendet e rajonit janë më lart se ajo. Maqedonia e Veriut rënditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Bonje dhe Hercegovina rënditet në vendin 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione. Ndërsa Kosova mban vendin e 99 me 40 destinacione, kjo për shkak të mosliberalizimit të vizave me BE.
Në vendin e fundit rënditet Afganistani, ku shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza vetëm në 26 shtete./Foldrejt.com