Kryeministri hungarez Viktor Orban është kritikuar shpesh për retorikën e tij anti BE – tashmë edhe nga pasardhësja e kancelares gjermane Angela Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer, shkruan foldrejt.com.
Në një intervistë për Der Spiegel, ajo ka kërcënuar se partia e saj CDU mund të ndërpresë të gjitha bisedimet me partinë Fidesz të Orbanit.
Në të kaluarën Partitë Popullore Europiane kanë “punuar sëbashku që Europa si e tërë të ngritet”, tha Karrenbauer.
Kjo tregon edhe aftësitë për të mos lejuar përçarje brenda BE.
Duke mos respektuar vlerat europiane “Fidesz po dëmton dhe dobëson gjithë PPE”.
Së fundi Orban akuzoi Jean-Claude Juncker dhe George Soros se kanë ndihmuar emigrimin ilegal.
Poashtu, edhe partia simotër e CDU, CSU-ja gjermane është distancuar nga Fidesz.
“Ne duhet ta qartësojmë edhe brenda fraksioneve të PPE, që vlerat europiane mbi shtetin ligjor dhe angazhimin për të drejtat themelore vlejnë për të gjithë, gjithashtu edhe për Orbanin,” përcjell foldrejt.com.
Në 20 mars bëhet mbledhja e radhës e grupacionit më të fuqishëm politik në Europë, PPE, ku do kuptohet qartë nëse Orban do jetë ose jo pjesë e saj./Foldrejt.com