Gazsjellësi gjermano-rus Nordstream 2 që kërkon të sjellë lëndët energjitike nga Rusia në kontinentin europian ka shkaktuar përkeqësim të raporteve mes Uashingtonit dhe Berlinit, shkruan foldrejt.com.
Kryetarja e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadës amerikane në Berlin, e cila tha se mund të sankcionojë të gjitha firmat gjermane që marrin pjesë në ndërtimin e gazsjellësit.
“Nuk është rruga më e mirë mes partnerëve dhe miqve, të cilët kërcënojnë njëri-tjetrin me sankcione,” tha Kramp-Karrenbauer për SPIEGEL. “SHBA ka interesa të veta ekonomike, çfarë është legjitime, dhe ajo ka frikë për Gjermaninë që të mos varet nga Rusia. Por SHBA duhet ta dijë se ne kemi diversifikim dhe kemi burime tjera të burimeve energjitike.”
Nord Stream 2 duhet të përfundojë së ndërtuari në fund të 2019 dhe do sjell 55 miliardë kubik gaz në vit nga Rusia në Gjermani./Foldrejt.com