Ukraina u shpall dje fituese e Eurovision 2022. Orkestra Kalusha arriti të rrëmbejë çmimin e parë me një interpretim folklorik me këngën e titulluar “Stefania”.
Pasi Ukraina u shpall fituese e Euorivision Contest 2022 dhe pasi Orkestra Kalusha mbajti një fjalim para skenës në Turin të Italisë duke bërë thirrje Evropës t’i vijnë në ndihmë Ukrainës, Rusia nisi sulmet dhe bombardimet mbi parkun e punimeve të çelikut Azovstal, raporton Daily Mail.
Por këtë mëngjes, FighterBomber kanali pro-Kremlinit dhe pro-luftës, postoi disa foto predhash mbi të cilat ishte shkruar teksti i këngës “Stefania”. Ishte deklarata e presidentit Vo0lodymyr Zelensky i cili u shpreh se vitin tjetër Eurobvision do të zhvillohet në Mariupol, ajo çka acaroi forcat ushtarake të Vladimir Putin.
“Ashtu siç kërkove ti, Kalusha! Për Azovstal”, thuhet në mesazhe. “#Eurovision2022. Dëgjova thirrjen për deri në Azov. Ndihmoni Mariupolin. Ndihmo Mariupolin tani”.