Produkti i brendshëm bruto i Ukrainës ra me 30.4% në vitin 2022 – rënia më e madhe vjetore në mbi 30 vjet – për shkak të luftës me Rusinë, tha sot ministrja e Ekonomisë e vendit, Yulia Svyrydenko, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Zonja Svyrydenko, e cila është gjithashtu zëvendëskryeministre e parë, tha në një deklaratë se ekonomia e Ukrainës kishte pësuar humbjet e saj më të mëdha që kur fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991 – megjithëse rënia ishte më pak se sa pritej fillimisht.
“Sukseset e forcave mbrojtëse të Ukrainës në vijën e parë të frontit, puna e koordinuar e qeverisë dhe bizneseve, shpirti i pathyeshëm i popullsisë dhe shpejtësia e rindërtimit të njësive të infrastrukturës kritike të dëmtuara dhe gjithashtu mbështetja financiare sistematike nga donatorët ndërkombëtarë na kanë lejuar të vazhdojmë frontin ekonomik dhe vazhdojmë lëvizjen tonë drejt fitores”, tha zonja Svyrydenko./FolDrejt/