Ministrja pakistaneze Rehman kërkoi nga Türkiye ekip teknik që t‘i ndihmojë ata për rikuperimin e drejtë dhe të shpejtë nga fatkeqësia e përmbytjeve në vend.
Sherry Rehman, ministrja e Ndryshimeve Klimatike në Pakistan, kërkoi nga Türkiye ekip teknik që t‘i ndihmojnë ata për rikuperimin e drejtë dhe të shpejtë nga fatkeqësia e përmbytjeve të përjetuar në vend, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu dhe ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, të cilët ndodhen në Pakistanin e prekur nga katastrofat e përmbytjeve, njoftohet se janë takuar tek Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA) të Pakistanit me ministrin e brendshëm Rana Sanaullah, ministrin e Planifikimit, Zhvillimit dhe Mirëqenies, Ahsan Iqbal, ministren e Ndryshimeve Klimatike, Sherry Rehman, pjesëtarë të ushtrisë së Pakistanit dhe zyrtarë të tjerë.
Ministrja Rehman tha se kanë nevojë për një milion çadra në të gjithë vendin për shkak të shtëpive që janë shembur nga përmbytjet dhe se çadrat që janë mundur të dërgohen janë shumë të pakta.
Rehman kërkoi nga Türkiye ekip teknik që t‘i ndihmojë ata për rikuperimin e drejtë dhe të shpejtë nga fatkeqësia e përmbytjeve në vend.
Ndërkaq, ministri i Planifikimit, Zhvillimit dhe Mirëqenies, Ahsan Iqbal, në fjalën e tij që e filloi duke falënderuar Türkiye-n për ndihmat, deklaroi se infrastruktura në vend është dëmtuar rëndë si pasojë e katastrofës së përmbytjeve.
Iqbal tërhoqi vëmendjen mbi përmasat e katastrofës, duke theksuar se kryesisht në Sindh dhe Balochistan kanë pasur pesë herë më shumë reshje në krahasim me vitet e mëparshme./FolDrejt/