Jetesa moderne përfshin një mënyrë jetese më pak aktive, qëndrimi për orë të tëra ulur përpara kompjuterit dhe qëndrimi i keq.
Kur kalon një kohë e gjatë qëndrimi në pozicion të gabuar ajo reektohet me ngurtësi dhe dhimbje zike si dhimbje mesi, shpine, qafe, koke, probleme të frymëmarrjes, ngurtësi të muskujve, probleme me tretjen, varice etj.
Ja katër efektet më negative që sjell një posturë e keqe.
1. Dhimbjet e mesit dhe qafës Stresi i vazhdueshëm në muskujt e kësaj zonë do të çojë në ngurtësi të tyre dhe dhimbje gjatë lëvizjeve të përditshme.
2. Nivelet të ulëta humori dhe energjie Dhimbjet fizike shoqërohen me prodhim të hormonit të stresit që ndikon në humorin e përgjithshëm të njerëzve.
Gjithashtu përkulja përpara për një kohë të gjatë detyron organet të ngadalësojnë punën e tyre duke çuar në një rënie të niveleve të energjisë.
3. Kufizon tretjen. Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur dëmton dhe ngadalëson punën dhe lëvizjen e zorrëve duke çuar në probleme me tretjen dhe fryrjen.
4. Dhimbje koke. Përse ata që punojnë ulur vuajnë nga dhimbjet e kokës për shkak se tensionit të akumuluar në qafë, supe dhe shpinë.