Në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit janë regjistruar pothuajse 500 zjarre më shumë sesa në vitin 2021.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shefave të Zjarrfikësve, Mark Hardingham, deklaroi se në vitin 2021 kishte gjithsej 247 zjarre pyjore, ndërsa këtë vit deri më tani janë regjistruar 745 zjarre pyjore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke theksuar se kjo rritje është më shumë se 200 për qind, Hardingham tha se rritja e temperaturave në të gjithë vendin krijon “kushte perfekte për zjarret”.
Ndërkohë, 150 zjarre pyjore shpërthyen javën e kaluar pasi Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) lëshoi një paralajmërim për nxehtësi ekstreme.
Shumë zona në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë “thatësira”
Qeveria britanike njoftoi se thatësira u shpall zyrtarisht në pjesët jugore, qendrore dhe lindore të Anglisë më 12 gusht.
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mjedisit, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale, u njoftua se më shumë se gjysma e Anglisë u vendos të futet në statusin e thatësirës për shkak të verës më të thatë në 50 vitet e fundit.
Në deklaratë thuhet se, 8 nga 14 rajone të Anglisë përjetuan thatësirë, dhe se rajonet e prekura janë Devon dhe Cornwall, Solent dhe South Downs, Kent dhe Londra e Jugut, Herts dhe Londra e Veriut, Anglia Lindore, Thames, Lincolnshire dhe Northamptonshire, West Midlands.
Kompania e shpërndarjes së ujit Yorkshire Water njoftoi më 13 gusht se nga 26 gushti do të fillojë përdorimi i kufizuar i ujit, i njohur si “ndalimi i tubave të ujit”.
Thames Water, kompania më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar e shërbimeve të ujit dhe ujërave të zeza, njoftoi më 4 gusht se klientët mund të duhet të zbatojnë “ndalim të tubave” (kufizim zyrtar në përdorimin e tubave gjatë mungesës së ujit të vendosur nga një kompani e veçantë e ujit) në Londër në javët e ardhshme për shkak të mungesës së reshjeve.
Furnizuesi tjetër i ujit të pijshëm në Mbretërinë e Bashkuar, South East Water ishte furnizuesi i dytë që njoftoi ndalim “të tubave të ujit” dhe “ujitjes” për klientët në Kent dhe Sussex, i cili do të hyjë në fuqi nga 12 gushti.
Thames Water kishte njoftuar se kërkesa kishte arritur nivelin më të lartë në 25 vjet për shkak të thatësirës./FolDrejt/