Një pjesë muri i një pallati të dëmtuar nga tërmeti është shkëputur dhe rënë në rrugë. Fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz dhe vetëm një automjet i parkuar në anë të rrugës ka pësuar dëme.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar të Durrësit ku shumë pallate të dëmtuara përbëjnë rrezik real për sigurinë e qytetarëve që kalojnë vazhdimisht pranë tyre.
Një pjesë e katit të dytë të pallatit është shembur. Nga lartësia janë shkëputur muret që kanë rënë në rrugë. Vetëm pas këtij incidenti është vendosur perimetri i sigurisë që nuk lejon kalimin në trotuarin pranë objektit të dëmtuar.
Në këtë objekt banimi, edhe pse i dëmtuar nga tërmeti dhe ende i parikostruktuar, banorë të lagjes thonë se një pjesë e familjeve vazhdojnë të banojnë në të./tch/