Sipas ekspertëve, thatësira e vazhdueshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë po vë nën presion prodhimin e energjisë elektrike, shkruan BBC.
Energjia elektrike nga hidrocentralet, e cila përdor ujin për të prodhuar energji, ka rënë me 20%. Në Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat e larta kanë prekur prodhimin e energjisë nga burimet fosile, bërthamore dhe diellore.
Kjo për shkak se teknologjia në termocentrale dhe panele diellore funksionon shumë më pak në temperatura të larta. Periudha e zgjatur e thatësisës po ushtron presion të mëtejshëm mbi furnizimet me energji ndërsa Europa po përpiqet të gjejë burime alternative pas pushtimit të Ukrainas nga Rusia.
Energjia hidrike është një burim i rëndësishëm energjie për Europën, por mungesa e ujit në lumenj dhe rezervuarë tani po redukton ndjeshëm aftësinë e objekteve për të prodhuar energji elektrike.
Italia merr rreth 1/5 e energjisë së saj nga hidrocentralet, por kjo ka rënë me rreth 40% në 12 muajt e fundit. Të njejtën situatë po përjeton edhe Spanja, ku sasia e energjisë elektrike e prodhuar është ulur me 44%, sipas të dhënave nga studiuesit e energjisë Rystad Energy.
Kjo situatë nuk është vetëm në disa zona të Europës por sipas tij, të gjitha hidrocentralet e mëdha po prodhojnë më pak. Temperaturat e larta po prekin gjithashtu edhe prodhimin e energjisë bërthamore, veçanërisht në Francë. Rreth gjysma e 56 reaktorëve janë jashtë funksionit./abcnews.al/