Pas zgjidhjes së kontestit mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, tashmë Ballkani shfaq dy probleme të pazgjidhurara – ajo mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ajo mes Greqisë dhe Turqisë, shkruan foldrejt.com.Deti
Greqia dhe Turqia nuk kanë vetëm probleme në detin Egje, por edhe në Mesdhe, në lindje të ishulllit të Qipros, ku mendohen se ndodhen rezerva të mëdha të naftës dhe gazit. Greqia ka lidhë një bashkëpunim strategjik trilateral me Izraelin dhe Egjiptin për të kontrolluar sëbashku këtë zonë.
Të mërkurën, gjatë samitit mes Greqisë, Izraelit dhe Qipros, në prezëncë edhe të sekretarit të jashtëm amerikan, u dërgua një mesazh simbolik shteteve tjera. Sipas medias greke E-Kathimerini, nëse Turqia do vijojë të pengojë palët e lartëpërmendura për kërkime në Mesdhe, atëherë do duhet të paguajë çmim të lartë ekonomik dhe politik.
A do mundet që Turqia e vetme të marrë hisen e vet në Detin Mesdhe, ku kundërshtarë tashmë nuk ka vetëm Qipron greke, Greqinë, Egjiptin dhe Izraelin, por edhe SHBA-në?/Foldrejt.com