Ky është një lajm për njerëzit që kanë nevojë për energji në mëngjes dhe duan ta nisin ditën edhe me kafe edhe me vitamina.
Kjo është e mundur sepse kafenë do të mund ta pasuroni me vitamina krejt natyrale të cilat do ju përmirësojnë humorin dhe do ju mbrojnë zemrën.
Këtu do të mësoni për 4 mënyrat interesante për të përmirësuar shijen dhe vlerat e kafesë për një mëngjes plot ushqyes të shëndetshëm.
Kanellë Për Shëndetin e Zemrës
Nëse kafesë së mëngjesit i hidhni pak kanellë, çdo gllënkë do të jetë e pasur me antioksidantë.
Kanella ka plot 41 prej tyre dhe të gjitha janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës, kundër kancerit dhe për sistemin imunitar.
Sasia e pranueshme e kanellës është gjysmë luge çaji kanellë në filxhanin e kafesë.
Xhenxhefil Për Muskujt Dhe Tretjen
Xhenxhefili është plot me antioksidantë që ndihmojnë kundër dhimbjeve muskulare, kolesterolit të lartë dhe tretjen në përgjithësi.
Ju mund të hidhni gjysmë luge çaji me xhenxhefil të grirë në kafenë tuaj për ta bërë atë pikante dhe të pasur me antioksidantë.
Turmerik Për Tretjen Dhe Inflamacionin
Turmeriku është i pasur me antioksidantë dhe ndihmon kundër inflamacionit.
Ai rekomandohet për pastrimin e mëlçisë dhe për përmirësimin e tretjes.
Përdorimi në kafe rekomandohet në doza shumë të vogla.
Kakao Kundër Kolesterolit
Kakaoja konsiderohet si një prej antioksidantëve më të fuqishëm dhe bima më e pasur me hekur.
Ajo është fantastike për shëndetin e zemrës por edhe shumë organeve të tjera të trupit.
Kakaoja ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, uljen e kolesterolit të keq, përmirësimin e humorit dhe për shëndetin e trurit dhe kujtesën.
Hidhni një lugë gjelle në filxhanin e madh të kafesë për ta bërë atë më të pasur në fibër, antioksidantë dhe magnez dhe shijoni një mëngjes energjik./AgroWeb.org