Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, bashkë me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, kanë takuar sot kryetarin e Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu.
Hovenier, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se ata e patën një vizitë të mrekullueshme.
“Ne patëm një diskutim të mirë për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës”,ka shkruar Hovenier, transmeton KlanKosova.tv.