Rasti është cilësuar si “kanosje”, ndërsa ka ndodhur në Podujevë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit të policisë, e gjitha ndodhi pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy palëve:
“Podujevë, 16.01.2022-03:32. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kosovarë, i kanë dëmtuar veturën e tij. Të dyshuarit duke u drejtuar armën (AK-47) i kanë kanosur zyrtarët policorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjete asgjë e dyshuar. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor” – thuhet në raportin 24 orësh.
Policia nuk jep detaje të tjera, por shton se rasti nën hetime nga njësitë relevante./FolDrejt/