Solt gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Kanada.
Sveçla ka prezantuar gjithashtu edhe një projekt marrëveshje, ku flitet për njohjen e pantent shoferëve nga Kosova në Kanada, transmeton Fol Drejt.
“Pas një angazhimi të gjatë, e që pres të përmbyllet suksesshëm këtë javë, për njohjen reciproke të patent shoferëve nga Gjermania, kam nderin që para jush të prezantojë nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës e Qeverisë së Kanadasë, për njohje reciproke të patent shoferëve”, tha Sveçla.
Gjithashtu shteti gjerman gjatë kësaj jave pritet të marrë një vendim në lidhje me njohjen e patent shoferëve nga Kosova, ndërkaq kanë nisur procedurat që e njëjta të bëhet edhe nga shteti i Kanadasë.
Nisma dhe projekti për marrëveshje është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës./FolDrejt/