Patriarku serb Porfirije tha në manastirin e Graçanicës se serbët “pa Vidovdanin, Graçanicën dhe të gjithë shenjtorët nuk janë ata që janë” si dhe u bëri thirrje serbëve për, siç është shprehur ai, “paqe me vëllezërit shqiptarë”.
Ai gjithashtu është shprehur se “Kosova është vendlindja jonë”, shkruan “RadioMitrovicaSever”, transmeton Fol Drejt.
“Ne e dimë se kur vijmë këtu ne i jemi kthyer vetes, sepse këtu është Kosovë është vendlindja jonë, ne e kemi origjinën këtu, kemi lindur këtu”, tha patriarku.
Tutje, Patriarku Porfirije bëri thirrje edhe për paqe dhe dashuri me shqiptarët.
“Ne jemi thirrur të jemi vëllezër me shqiptarët sepse jetojmë me ta. Vetëm në bashkësi mund të jemi në rrugën e Zotit, kemi nevojë për njëri-tjetrin, që askush nuk mund të bëjë asgjë pa askënd dhe se është e rëndësishme ta kuptojmë këtë, sepse ne e kemi përvojën e së kaluarës sonë. Të mos lejojmë që të tjerët të na mësojnë për këtë”, u shpreh tutje ai./FolDrejt/