Rojet bregdetare italiane shpëtuan 36 emigrantë, mes të cilëve tetë gra dhe një të mitur, pas një anijembytjeje pranë ishullit Lampedusa.
Sipas raportimeve, varka me të cilën po udhëtonin u largua në orën 3:00 të mëngjesit të së premtes dhe pasi shpëtuesit evakuuan emigrantët nga anija, ata zbarkuan në Lampedusa, raporton agjencia italiane Ansa, përcjell Fol Drejt.
Agjencia bën me dije se anija me emigrantë nga Burkina Faso, Bregu i Fildishtë, Gambia dhe Guinea u nis nga Tunizia për të mbërritur në Itali dhe po kryhen kërkimet për 18 persona të tjerë që janë zhdukur pas mbytjes së anijes./FolDrejt/