Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev tha sot se, me urdhër të Kievit, u lëshua uji në hidrocentralin Dnipropetrovsk, një ditë para sulmit në HEC-in Kahovka.
“Sipas urdhrave të Kievit, 24 orë më parë pati një lëshim masiv të ujit në HEC-in e Dnipropetrovsk dhe më pas u krye një sulm tjetër në HEC-in Kahovka, i cili çoi në pasoja edhe më të tmerrshme”, tha Patrushev në një bisedë me bjellorusin Alexander Volfovich, raporton TASS.
Ai më parë tha se SHBA, Britania e Madhe dhe aleatët e NATO-s duhet të mbajnë përgjegjësinë për shkatërrimin e digës Kahovka, sepse, siç tha ai, ato vende “koordinojnë aktivitetet e Ukrainës” dhe “kanë dhënë pëlqimin për bombardimin”, raporton Reuters./FolDrejt/