Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev thuhet se është në Beograd për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Gazetarja Amanda Rivkin përmes një postimi në Twitter, ka shkruajtur se ka indikacione se numri dy i Kremlinit është në Beograd tani duke u takuar me Vuçiqin, transmeton Klankosova.tv.
“Për ata që nuk janë në dijeni, Patrushev është këshilltar i Rusisë në Natsec, de facto numri 2 në Kremlin, ka indikacione se ai është në Beograd tani duke u takuar me Vuçiqin, ish-ministrin e Informacionit të Millosheviçit dhe kreun e shtetit serb, duhet ta kuptojnë këtë për çfarë është. Një front i ri mund të hapet së shpejti”, ka shkruajtur ajo në Twitter.