Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev beson se vendet e NATO-s janë palë në konfliktin në Ukrainë.
“Vendet e NATO-s e kanë bërë Ukrainën një kamp të madh ushtarak, pa e fshehur qëllimin e tyre kryesor – të mposhtin Rusinë në fushën e betejës dhe më pas ta copëtojnë atë”, tha Patrushev në një intervistë për Gazetën Ruse, përcjell Fol Drejt.
“Ato (vendet e NATO-s) dërgojnë armë dhe municion për trupat ukrainase, u sigurojnë atyre inteligjencë, duke përfshirë ndihmën e satelitëve dhe një numër të konsiderueshëm dronësh”, tha Patrushev./FolDrejt/