Obligimin fetar, që njihet edhe si shtylla e pestë në islam, këtë vit për shumë besimtarë e pamundësoi situata me virusin korona.
Megjithatë, edhe kësaj radhe pati kosovarë që e kanë kryer Haxhin, por vetëm të tillë që gjatë kohës së Pandemisë kanë qëndruar brenda territorit të Arabisë Saudite.
Kushtrim Osmanit, iu plotësua dëshira, që të kryej haxhin. Përveç Osmanit, janë edhe kolegë të tij që po studiojnë në shtetin arab, e që karantina ju solli këtë të mirë.
Të gjithë hanxhinj nën masa të rrepta kufizuese kanë kryer këtë obligim fetar.