Dymbëdhjetë anije eksportuese të grurit janë larguar nga Ukraina sot, pavarësisht tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit, sipas Ministrit të Infrastrukturës së Ukrainës.
Oleksandr Kubrakov përmes një postimi në twitter shkruan:
“Sot 12 anije u larguan nga portet ukrainase. Delegacionet e OKB-së dhe Turqisë kanë siguruar 10 ekipe inspektimi për të inspektuar 40 anije që synojnë të përmbushin marrëveshjen e grurit përmes Detit të Zi. Ky inspektim ka qenë i planifikuar nga delegacioni ukrainas. Delegacioni rus ka qenë i infomuar” – thotë Kubrakov./FolDrejt/