Ministri francez i Punës, Oliver Disop tha sot se “nuk ka negociata” për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, e cila është planifikuar nga qeveria franceze.
“Nëse nuk shkojmë në 64, sistemi i pensioneve nuk do të jetë në ekuilibër”, tha Dissop për televizionin France 2, përcjell Fol Drejt.
Ministrja e Punës iu referua edhe protestave masive të djeshme kundër reformës së pensioneve në Francë, kur mbi një milion njerëz dolën në rrugë./FolDrejt/