50 dokumente për hyrje-dalje janë lëshuar nga ora 8 e mëngjesit deri tani në pikën kufitare në Merdarë.
Gazetarja e Klan Kosova, Arbëresha Fazliu, raporton nga terreni se nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga serbët të cilët përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë në Republikën e Kosovës.
Merdarja dhe Dheu i Bardhë aktualisht kanë fluks më të madh të veturave, kryesisht të mërgimtarëve, pasi pikat kufitare të Bërnjakut dhe Jarinjës vazhdojnë të jenë të mbyllura për qarkullim për shkak të barrikadave në rrugët që çojnë drejt tyre.
Në mesnatë ka filluar pajisja me dokumente të hyrje-daljeve për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.
Qeveria e Kosovës, pas kërkesës së ambasadorit amerikan, mori vendim që ta pezullojë këtë masë të reciprocitetit deri më 1 shtator, megjithatë kryeministri Albin Kurti tha se vendimi do të mbetet në fuqi deri në largimin e bllokadave.