Eksperti i Sigurisë, njëherësh drejtor i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka thënë se Stevan Paviçeviq duhet të arrestohet menjëherë, shkruan Fol Drejt.
Emri i Paviçeviqit, së fundi është identifikuar në veturën Audi A6 të cilën Policia e Konfiskoi pasi gjeti një arsenal armësh të ngarkuara në te.
Sipas Musliut, Serbia nuk është aq budallaqe që ta dërgojë ushtrinë e saj në Kosovë, por kjo nuk do të thotë që nuk ka ushtarakë të cilët i angazhon brenda territorit të Kosovës.
Ky është statusi i plotë i tij në Facebook:
“Serbia nuk është kaq budallaqe që ta dërgojë Ushtrinë në Kosovë. mirëpo, kjo nuk do të thotë që nuk ka njerëz të profilit ushtarak këtu.
Asnjëherë nuk e ka angazhuar ushtrinë as në Kroaci e Bosnje, por serbët lokalë i ka furnizuar me armë, para e, mbi të gjitha, urdhra e detyra.
Në Kosovë, duhet ta kuptojnë të gjithë se, janë të pranishme të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë, por ato janë të maskuara. Si ky rasti i fundit, kur vetura perplot municion, qenka pronë e Hekurudhave te Serbisë apo që më vonë ia ka fal komunës ilegale të Istogut. Ani pse me targa të Beogradit.
Këtë veturë e ka përdorur për sulme terroriste. Vet terroristi i strukturës së të ashtuquajturës Civilna Zaštita.
Pluuuus, bashkëpunëtor i qendrës së inteligjencës ruse GRU, në Nish.
Ky farë Paviçeviçi duhet menjëherë të arrestohet dhe të sillet para gjyqit.”/FolDrejt/