“PD ka për detyrë të garantojë sigurinë e qytetarëve në protestën e 16 shkurtit dhe do ta bëjë këtë.
Mënyra, forma, elementët që njerëzit zgjedhin për të protestuar janë zgjedhja e tyre”, u shpreh Bardhi gjatë një interviste më emisionin “5 Pyetje” nga Ilir Babaramo në Report TV.
Përsa i përket skenarit, vijimit të protestës, formës apo afateve te saj, Bardhi tha se kjo do të vendoset me 16 shkurt me qytetarët.
“16 shkurtit është një protestë e qytetarëve, të cilët janë nëpërkëmbur nga qeveria dhe kanë gjithë të drejtën të ngrihen e të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet. Çdo opsion për formën e protestës është i hapur.
Nuk përjashtoj asnjë nga ata që janë thënë, por mund të ketë edhe të tjera. Do ta vendosim atë ditë me qytetarët”, tha Gazment Bardhi.
Ai u shpreh se Edi Rama është sot jo vetem nnjë kryeministër ilegjitim, por edhe i vetmuar, pa mbështetjen e shumicës së qytetarëve, përfshirë edhe socialistët.
“Në protestë do të ketë edhe socialistë, të cilët na kanë pritur gjatë takimeve tona në qytete të ndryshme të vendit.
Janë të zhgënjyer sepse e kanë parë që kjo nuk është qeveri e PS, por qeveri e Edi Ramës.
Gjysma e ministrave nuk kanë lidhje me PS, por janë shokë dhe miq të Edi Ramës, ose gruas së tij.
Nuk është një betejë mes forcave politike, por një qeverie që e ka lidhur fatin e vet me krimin dhe jo me qytetarët.
Prandaj, 16 shkurti nuk është protestë politike, por është qytetare. Edhe pse ka 75 deputetë, Rama do të rrëzohet nga presioni i popullit”, theksoi Bardhi.(TemA)