Teksa çdo ditë po diskutohet për krizën energjetike dhe të gjithë janë në pritje të planit që do të bëjë me dije sot kryeministri Edi Rama, PD ka treguar me shifra se çfarë ndodhi me 3 tenderat e fundit.
Sekretari i grupit parlamentar të PD Arbi Agalliu përmendi tre tendera, në të cilët çmimi i energjisë elektrike u ble shumë herë më shtrenjtë se sa në bursë. Në tenderin e parë, e blenë me 4 milionë euro me shumë, në të dytin me 2.5 milionë euro më shumë ndërsa në të tretin me 3.4 milionë euro.
Në total, Agalliu thotë se qeveria shqiptare shpenzoi mbi 10 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ndër të tjera theksoi se nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë, por korrupsioni i kësaj qeverie, aferat në këto tendera. Raporton topchannel.com percjell Foldrejt.com