Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, është shprehur shumë optimistë për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
Haxhiu teksa ka folur në “Imazh” të RTK-së, ka thënë se në bazë të sondazheve të fundit është PDK-ja del subjekti i parë me 2 për qind para LDK-së.
“Në sondazhet e fundit partia e parë është PDK-ja. PDK-ja në sondazhet e fundit është 2 për qind para LDK-së dhe kjo diferencë do të rritet edhe pas 3 gushtit edhe në fushatë. Vetëvendosje nuk besoj se mund të arrijë më shumë se sa 15-16 deputetë, bazuar në performancën dhe përçarjen e tyre” ka thënë Haxhiu.
“Shpend Ahmeti që e ka tradhtuar elektoratin e Vetëvendosjes e i cili sipas sondazheve nuk peshon as 2 për qind nuk mund të tregojë se kush duhet të dalë në pozitë e kush në pozitë”, është shprehur Haxhiu.