Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit me Gabriel Escobarin dhe Miroslav Lajçakun.
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se subjekti i tij e mbështetë dialogun dhe se është për njohje të ndërsjellë, me kusht që të mos cenohet territori i vendit, transmeton Fol Drejt.
“PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, intergritetin territorial dhe rendin kushtetues.”, ka shkruar Krasniqi.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut Kosovë – Sebri, si dhe i deleguari amerikan po për këtë çështje Gabriel Escobar, po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë, ndërsa pas takimit me krerët më të lartë të shtetit, kanë takuar edhe udhëheqësit opozitarë./FolDrejt/