Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka paralajmëruar nëpërmjet një video-mesazhi se partia që ai drejton do të rrisë numrin e grave në vendimmarrje në 50 përqind.
Lideri i PDK-së ka thënë nëpërmjet video-mesazhit se PDK edhe në zgjedhjet e fundit u ka dhënë më së shumti hapësirë grave në zgjedhje dhe po ashtu është partia me më së shumti gra në qeverisjen lokale.
“PDK është lidere për hapësirën dhe përgjegjësitë që ua ka besuar grave në qeverisje dhe vendimmarrje. Por, na duhet të bëjmë edhe më shumë. 50/50 – për barazi dhe fuqizim! Ky është qëllimi dhe misioni ynë”, ka thënë Krasniqi.
Për të prezantuar vizionin dhe hapat drejt realizimit të këtij qëllimi, kreu i PDK-së ka thënë se PDK do të mbajë Konventën e Gruas Demokratike të shtunën e kësaj jave më 24 shtator.
Më poshtë mund ta shikoni video-mesazhin e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi: