Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu është parë duke lexuar 100 dështimet e qeverisë Kurti që sot i ka vënë gjatë një aksioni Partia Demokratike, raporton Express.
PDK përmes një aksioni i ka përmbledhur sot në një listë 100 dështimet që sipas tyre i ka bërë në 100 ditë qeverisje, ekzekutivi në krye me Albin Kurtin.
E kjo listë e PDK’së me gjasë i ka bërë përshtypje zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut.
Pasi që doli nga puna, ai është parë duke e lexuar listën e dështimeve.