Kjo u bë pasi përkundër që Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi për pezullimin e tarifave të reja të energjisë elektrike, një gjë e tillë nuk po aplikohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
PDK-ja beson se ZRrE-ja po bën konsumim të disa veprave penale me mosrespektim të vendimit të gjykatës.
“E para është mosekzekutimi i vendimit. E dyta, mosrespektimi i gjykatës dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, tha avokati Faton Fetahu.
Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Bajrush Xhemajli, tha se me këtë veprim, partia e tij po del në mbrojtje të qytetarëve.
E tarifimi me çmime të shtrenjta, sipas avokatit Faton Fetahu, iu jep të drejtë qytetarëve për padi.
Klan Kosova ishte edhe te zyrat e ZRrE-së, por të njëjtit refuzuan të japin shpjegime, me arsyetimin se janë bord i pavarur dhe nuk i përgjigjen një partie politike.