Një pjesë e opozitës e ka braktisur seancën e sotme të kuvendit, raporton Fol Drejt.
Seanca, edhe ashtu e filluar me vonesë, është braktisur nga Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ata e kanë lëshuar sallën gjatë kohës sa ishte duke u votuar për dy anëtarë të bordit të RTK-së.
Ndryshe, deputetët e PDK-së edhe pse ishin të pranishëm në seancë ata nuk morën pjesë në asnjë votim.