Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se partia që drejton do t’i mirëpresë mërgimtarët në selinë e kësaj partie nga 24 korriku, transmeton Fol Drejt.
“Nga 24 korriku, në selinë e PDK-së, krahë hapur e zemrën plot, do t’i presim vëllezërit dhe motrat tona nga mërgata.”, ka shkruar Krasniqi në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Do të jetë nder dhe kënaqësi e veçantë për secilin prej nesh në PDK, të takohemi me juve, të njihemi dhe të diskutojmë për atdheun tonë të përbashkët – Kosovën.”, ka shtuar më tej i pari i PDK-së./FolDrejt/