Shefi i Grupit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se deputetët e partisë që përfaqëson nuk do të votojnë deri në ditën kur ta ftojnë seancën për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë, Tahiri ka thënë se rrugëdalje nuk ka më.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se deputetët e këtij subjekti do të rifillojnë votimin në Kuvendin e Kosovës kur të shpërndahet legjislatura e tanishme.
“Ne nuk do të votojmë deri në ditën kur ta ftojmë një seancë për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës. Këtu rrugëdalje nuk ka më jemi në degradim të skajshëm që e kemi pasur tani e dy vite e gjysmë. Ju e shihni degradimin e madh që po e jetojnë qytetarët e Kosovës”, u shpreh Tahiri./FolDrejt/