Partia Demokratike e Kosovës e ka lëshuar sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pas zhvillimeve të fundit lidhur me mosprocedimin e pagave në sektorin e arsimit.
Këtë gjë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se një vendim i tillë është i paligjshëm dhe vendim arrogant i ministrit, transmeton Fol Drejt.
Tahiri ka bërë me dije se do të vazhdojnë bojkotimin e seancave, ndërkohë ka paralajmëruar edhe padi ndaj ministrit Murati.
“Ne nuk mund të sillemi në situatë normale kur kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare. Deklaruam se nuk do të marrim pjesë në seanca. Sot do të ngrisim kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati”, është shprehur Tahiri./FolDrejt/