Pa u rimbursuar 10 përqindëshi i tërhequr në vitin 2020, partia më e madhe opozitare po kërkon që kosovarët të kenë edhe një mundësi përfitimi nga mjetet e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale.
E arsye e këtij propozimi sipas Bekim Haxhiu nga PDK-ja është rritja e çmimeve të produkteve ushqimore.
Kurse Armend Muja nga LVV-ja po e quan abuzim me trustin dhe po zotohet se nevojat e qytetarëve do adresohen përmes shtesave të tjera.
E megjithëse kishte marrë një vendim të tillë kur udhëhiqte me vendin, edhe Avdullah Hoti e kundërshton idenë e PDK-së.
Ai thotë se bizneset janë duke funksionuar mirë dhe punësimi është normalizuar.
Gjatë qeverisjes së kaluar, mbi 197 milionë euro ishin tërhequr nga Fondi Pensional me vendimin e vetë Hotit në vitin 2020.