Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, iu ka bërë ftesë krerëve opozitar për takim, në mënyrë që t’i informoj rreth të rejave të fundit në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, shkruan Fol Drejt.
Megjithatë, jo të gjitha subjektet politike kanë pranuar të takohen me kryeministrin.
Veç Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me në krye Lumir Abdixhikun dhe, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me në krye Ramush Haradinajn, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e udhëhequr nga Memli Krasniqi, e ka refuzuar ftesën.
Takimi i Kryeministrit Kurti me krerët opozitarë që e kanë pranuar ftesën, pritet të mbahet sot./FolDrejt/