Arben Mustafa, nga radhët e PDK-së, ka reaguar në lidhje me ligjin e miratuar mbrëmë në Kuvend, për rritjen e pagës minimale në Kosovë.
Mustafa ka vlerësuar se kjo rritje nuk paraqet përmirësim substancial të jetesës së qytetarëve të Kosovës.
“Mbrëmë partia në pushtet përmes disa vendimeve që morri në Kuvend, e vetmuar dhe pa opozitën, jo që nuk plotësoi kërkesat e punëtorëve për një pagë minimale të dinjitetshme, por diskriminoi edhe veteranët e UÇK-së duke i përjashtuar nga kjo rritje minimale e pagës”, është shprehur Mustafa.
“Me propozim të Qeverisë së Kosovës, paga minimale u caktua në 264 euro. Kjo rritje shpreh vetëm nevojën e Qeverisë për të thënë se ka rritur pagën, por nuk paraqet një përmirësim substancial të jetesës së qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar Mustafa më tej./FolDrejt/