Mesfushori blaugranas është vetëm 20 vjeç, por tashmë ka bërë rreth 100 paraqitje për një nga klubet më të mëdha në botë. Ai mbrëmë me një gol e ka ndihmuar Barcelonën për një tjetër fitore në kampionatin spanjoll.
Futbollisti i mesfushës spanjolle Pedri e nisi në stol ndeshjen mes Gironas dhe Barcelonës dhe pas hyrjes në fushë ai bëri paraqitjen e tij të 100-të për gjigantët katalanas dhe shënoi golin e vetëm të lojës në fitoren 1-0 të Barcelonës. Pedri ka hyrë në lojë në minutën e 26-të për shkak të lëndimit të ri të Ousmane Dembele .
Barcelona është 6 pikë përpara Real Madridit në krye të tabelës, por kampionët aktualë deri më tani kanë luajtur një ndeshje më pak se katalanasit, transmeton FolDrejt.