Gazetari sportiv, Fabrizio Romano, ka thënë se kalimi i Pedro Porros në Tottenham është çështje kohe, raporton Fol Drejt.
Romano theksoi se të gjitha palët presin që marrëveshja të përfundojë dhe më pas të vuloset zyrtarisht gjatë fundjavës.
“Tottenham dhe Sporting do të takohen përmes ndërmjetësuesve edhe sot për të zgjidhur detajet përfundimtare”, shtoi në fund ai. /FolDrejt/