Një person ka raportuar në polici se është dërguar me forcë në një lokal dhe është rrahur nga tre persona.
Rasti ka ndodhur në Pejë, dje, rreht orës 12:20, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër e më pas e kanë rrahur, me ç’rast si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/