Në Pejë dje gjatë orës 12:30 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimat, motrën dhe prindërit e saj.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara ndalohet në mbajtje, por për shkak të problemeve psikike që kishte e dyshuara, është dërguar në repartin e psikiatrisë në Pejë, njofton policia.
“Pejë, 23.03.2022 – 12:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimat, motrën dhe prindërit e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara ndalohet në mbajtje. Mirëpo për shkak se e dyshuara ka probleme psikike është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Pejës dhe është nën sigurimin e policisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.