Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pejë, si tё dyshuar për veprën penale “Vrasje nё tentativë”, shkruan Fol Drejt.
“Më datë 22 mars 2023 rreth orës 20:00, Policia është informuar se nё rrugën “ Mbretëresha Teutё ” nё Pejё ka ndodhur njё rrahje mes disa personave. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ka kuptuar se si pasojё e rrahjes katёr (4) persona kanё pёsuar lëndime trupore.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia tha se ka sekuestruar një thikë, e cila ёshtё pёrdorur gjatё rrahjes.
Nga ana tjetër, tё lënduarit janё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK.
“Dy persona tё dyshuar janё arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndaluar pёr 48 orё.”, thuhet në fund të komunikatës së policisë. /FolDrejt/