Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar njё person në Pejë nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”, shkruan Fol Drejt.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 21.03.2023, rreth orёs 10:10, ёshtё njoftuar se nё shkollën fillore tё fshatit Kryshec-Pejё, ka ndodhur njё incident.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia theksoi se menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, ku kanё gjetur personin e dyshuar.
Sipas policisë, deri te incidenti ka ardhur pasi qё dy nxёnёs tё shkollёs janё suspenduar nga procesi mësimor, mё pas prindi i nxёnёsve tani i dyshuar ka kanosur Drejtorin e shkollёs.
Policia shtoi se i dyshuari ёshtё arrestuar, dhe pas intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё. /FolDrejt/