Një rast i dyshimtë i një vdekjeje në Pejë, ka mobilizuar autoritetet, për ta hetuar, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportit, “ankuesi mashkull kosovar” ka raportuar në polici, se e ka gjetur pa shenja jete “viktimën femër kosovare”.
Këto janë detajet e raportit:
“Pejë 21.07.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur viktimën femër kosovare në shtëpi pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, poashtu lidhur me rastin kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”
Policia bënë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet./FolDrejt/