Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari me probleme psikike, fillimisht ka shkaktuar dhunë ndaj anëtarëve të familjes, më pas e ka sulmuar edhe një zyrtar policor, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet e raportit:
“Pejë, 12.12.2021-18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ( me probleme psikike ) i ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllaun e tij. I njëjti gjatë arrestimit, e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .”/FolDrejt/