Komuna e Pejës ka njoftuar se që nga sot fillon pranimi i i kërkesave për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, raporton Fol Drejt.
“Pas dëmeve të konsiderueshme nga vërshimet e datës 24.06.2023, Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Administratë njofton qytetarët, që sporteli numër 4, pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, është dedikuar veçanërisht për pranimin e kërkesave për dëmet e shkaktuara.
Kërkesat e pranuara janë të liruara nga pagesa.”, shkruan në njoftimin zyrtar. /FolDrejt/