Ekipet e EOD-së të Forcës së Sigurisë së Kosovës të asistuara nga Policia e Kosovës dhe ekipi i EOD-së së KFOR-it Zvicrran kanë larguar 143 mjete shpërthyese nga afërsia e nënstacionit elektrik Peja 2 në lagjen Dardania në Pejë.
Gjatë operacionit 2 ditor janë larguar këto mbetje të rrezikshme që datonin që nga koha e Luftës së Parë Botërore të cilat rrezikonin sigurinë e banorëve. Mbetjet janë hasur gjatë punimeve për shtrimin e rrymës në lagje.
Mjetet janë tërhequr në mënyrë të sigurtë dhe do të shkatërrohen në mënyrë të kontrolluar ditëve në vijim në një zonë të sigurtë.