Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë në qytetin e Pejës.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:25, përcjell Fol Drejt.
“Pas marrjes së një informate se një person gjendet i shtrirë në rrugë, njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se pranë një veture me tabela vendore gjendet personi i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, njoftoi policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/